Sulmuesi kilian, Alexis Sanchez, është zgjedhur lojtari më i mirë i turneut Copa America, pas shpalljes kampion me përfaqësuesen e tij për herë të dytë radhazi.
Kili e mposhti Argjentinën pas ekzekutimit të penaltive, përderisa nuk kishte ndryshime për 120 minuta të luajtura.
Ylli i Arsenalit e mori Topin e Artë të këtij turneu, pasi ndihmoi Kilin të shpallet kampion me tre gola dhe katër asistime të bëra, raporton Goal, transmeton Koha.net.
Portieri më i mirë është zgjedhur Claudio Bravo, i cili ishte një nga më meritorët për triumfin e Kilit.
Ai mori çmimin ‘Dorëza e Artë’, kurse është bërë edhe futbollisti me më së shumti paraqitje për Kilin, me 106 ndeshje. Bravo në këtë turne tri herë e mbajti portën e paprekur.
Ndërkaq, sulmuesi kilian, Eduardo Vargas, fitoi ‘Këpucën e Artë’, pasi ka shënuar gjashtë gola në këtë turne.
The winner of the @Mastercard #GoldenBall is @Alexis_Sanchez from @LaRoja #Copa100 pic.twitter.com/dhnrjW6KHg
— Copa América 2016 (@CA2016) June 27, 2016