Site icon Telegrafi

Sanchez flet si lojtar i Marseilles: Pritje e jashtëzakonshme, do t’i kthej trofetë siç bëra te Interi

Alexis Sanchez ka kryer vizitat mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën me Marseillen, ku do ta mbajë fanellën me numrin 70.

Kiliani deklaroi se ka mbetur i mahnitur nga pritja që i rezervuan tifozët, ndërsa nënvizoi se objektiv është që te Marseille të kthehen trofetë.

“Të them të drejtën u befasova nga pritja, pasi nuk e kisha imagjinuar. E di mirë peshën e fanellës dhe rëndësinë e klubit, ndaj jam gati të jap maksimumin për të rikthyer ekipin te trofetë, pak a shumë njësoj siç bëra me Interin”, ka thënë Sanchez.

Më pas sulmuesi 34-vjeçar kilen shpjegoi edhe arsyet pse zgjodhi t’i bashkohet Marseilles.

“Kam luajtur në Itali, Spanjë e Angli, ndaj një eksperiencë në Francë më mungonte në karrierën time”.

“Shoku im te Interi, Agoume më ka folur gjithmonë mirë për Marseillen dhe nuk u mendova dy herë”, deklaroi Sanchez. /Telegrafi/

Exit mobile version