Telegrafi

Sanchez dëshiron të largohet nga Unitedi

Alexis Sanchez (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Alexis Sanchez ia ka bërë publike dëshirën për largim drejtuesve të Manchester Unitedit.

Ylli kilian nuk po kalon ditët më të mira të tij te Djajtë e Kuq dhe mund të largohet më shpejt se që është menduar.

Sanchez erdhi më shumë bujë nga Arsenali në një marrëveshje shkëmbimi me Henrikh Mkhitaryan, por ka dështuar t’i tregojë vlerat e tij me Unitedin.

Lexo po ashtu Alexis Sanchez u kërkon agjentëve ta negociojnë largimin nga Manchester United

Sulmuesi 29-vjeçar ka shënuar vetëm katër gola me Unitedin në 28 ndeshje, teksa në këtë sezon e ka humbur edhe vendin e titullarit.

Situata e tij dhe stili i lojës së trajnerit Jose Mourinho ka bërë që Sanchez të mendojë largimin nga Old Trafford.

Sipas mediumit prestigjioz The Times, Sanchez dëshiron të largohet nga Manchester United dhe këtë ia ka kumtuar drejtuesve të klubit.

Lexo po ashtu Sanchez dëshiron t'i bashkohet PSG-së në janar

Sanchez gjithashtu ndihet i vetmuar, me vetëm Juan Matan, David De Gean dhe Romelu Lukakun që i ka miq në gjithë skuadrën.

Skuadrat e interesuara për ish-sulmuesin e Barcelonës janë Paris Saint-Germain, Chelsea dhe Interi. /Telegrafi/