Kombëtarja e San Marinos ka shënuar gol në ndeshjen ndaj Norvegjisë për rezultatin 1-1.
Ky gol është shënuar nga sulmuesi, Mattia Stefanelli i cili u festua në mënyrë të çmendur, sikur të shpalleshin kampion.
San Marino nuk kishte shënuar gol që nga muaji shtator i vitit 2015, kështu ky është goli i tretë në historinë e kësaj kombëtareje.
Ky është goli i parë si mysafir pas 14 vitesh.
Ky shtet pësoi humbje 4-1, por goli do ju mbetet për shumë kohë në mend. /Telegrafi/