Samsung ka bërë lansimin e shërbimit Samsung Cloud për Galaxy Note 7. Samsung Cloud për Note 7 do të vijë me 15GB hapësirë. Ky shërbim mundëson ruajtjen e të dhënave online, pa pasur nevojë të mbani këto të dhëna në hapësirën e telefonit tuaj.
Shërbimi mund të sinkronizohet poashtu me një numër aplikacionesh të Samsung si Notes, Contacts, Calendar dhe të tjera.
“Të dhënat e pajisjes suaj mund të sinkronizohen lehtësisht tani përmes Samsung Cloud. Kështu, ndërrimi nga një pajisje e vjetër në pajisjen e re është bërë më e lehtë se kurrë.” – thuhet në lajmërimin zyrtar të Samsung.
Për më shumë detaje rreth Samsung Cloud, mund të vizitoni ueb faqen zyrtare të kompanisë.