Telegrafi

Sampdoria – Roma, formacionet zyrtare

Sampdoria dhe Roma kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Giallorossët janë mysafirë të Sampdorias në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Serie A, e cila zhvillohet në Luigi Ferraris nga ora 20:30.

Ekipi i Claudio Ranierit ka dy humbje dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit dhe synon t’i kthehet fitoret në këtë udhëtim.

Në anën tjetër, Sampdoria ka dy fitore në tri ndeshje e fundit dhe qëllimi i tyre është ta vazhdojnë formën e mirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Sampdoria: Audero; Sala, Andersen, Tonelli, Murru; Vieira, Praet, Linetty; Saponara; Quagliarella, Defrel.

Roma: Mirante; Karsdorp, Manolas, Fazio, Kolarov; De Rossi, Cristante; Zaniolo, Pellegrini, Kluivert; Schick

/Telegrafi/