Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, i ka kërkuar falje popullit argjentinas pas humbjes shokuese prej 3-0 ndaj Kroacisë.
Argjentina shfaqi paraqitje të tmerrshme ndaj një Kroacie të përkryer në stadiumin e Nizhny Novgorodit.
Ky duel ka goditur gjasat e Argjentinës për një kualifikim, ku tashmë kanë filluar kalkulimet që përfshijnë edhe Nigerinë dhe Islandën.
“Më është dashur të ndërroj planin për këtë ndeshje. Nëse do t’i kisha bërë gjërat ndryshe, ndoshta do të kishim kaluar më mirë. Mendoj se nuk është realiste që të drejtojmë gishtin kah Caballero”.
“Mendoj se për shkak të realitetit të ekipit të Argjentinës, vihet në hije brilianca e emssit. Leo është i kufizuar për shkak se ekipi nuk përshtatet në mënyrë ideale me të siç do duhej”.
“Si trajnerë, ne duhet të kuptojmë këto gjëra dhe të tentojmë që të merremi me to dhe unë jam ai që duhet ta pranoj këtë”.
“Nuk e di a është e turpshme, por definitivisht ndjej dhimbje. Ka kohë që si trajner nuk kam përjetuar një gjë të tillë. Ne kemi luftuar, kemi dhënë gjithçka dhe në ndeshjen e fundit s’kemi alternativë tjetër. Ka dhimbje sepse ne nuk ishim në nivelin që populli argjentinas priti prej nesh”.
“I lutem të gjithë tifozëve për falje. Sidomos ata që udhëtojnë dhe bëjnë aq shumë përpjekje për të udhëtuar e për të parë Argjentinën. Unë jam përgjegjës për këtë rezultat. Unë besoj se bëra punën më të mirë dhe thjesht nuk e gjeta mënyrën për t’ua dhënë atë që ata kërkuan”, deklaroi Sampaoli. /Telegrafi/