Mesfushori i Gjermanisë, Sami Khedira nuk ka shpjegim për paraqitjen e kombëtares gjermane në Kupën e Botës.
Kampionët aktual të kampionatit botëror janë rrëzuar në fazën e grupeve, duke humbur 2-0 në ndeshjen vendimtare kundër Koresë së Jugut.
Khedira luajti në të dy ndeshjet që pësuan pancerët, ndërsa nuk luajti në fitoren e vetme kundër Suedisë.
“Asnjë prej nesh nuk arriti në turneu në gjendje optimale, por nuk dua t’i kritikoj shokët e mi”, tha Khedira për Bild.
“Shfaqjet e mia ishin të pashpjegueshme. Në Torino kisha ndoshta sezonin më të mirë të jetës sime, pastaj erdha në Rusi dhe luaja keq kundër Meksikës dhe Koresë”.
“Nuk më ka ndodhur kurrë më parë dhe mund ta kuptoj se çfarë ndodhi. Është e drejtë që kritikona së bashku me shokët e ekipit”.
“Unë u përpoqa të flija, por nuk munda, vazhdoj të zgjohem pa pushim. Ndjej shumë dhimbje. Është e padurueshme për mua që turneu të zgjasë edhe dy javë, ndërsa ne do të qëndrojmë në shtëpi. Më vjen keq për tifozët që na kanë mbështetur”, tha gjermani.
Kujtojmë se Gjermania përfundoi e fundit në Grupin F me tre pikë, po aq sa Korea e vendit të tretë gjersa Suedia ishte lidere me gjashtë pikë, aq sa vendi i dytë Meksika. /Telegrafi/