Kapaciteti: 44,807
Hapur: 2018
Klima: Mesatarja më e lartë prej 26 shkallë celsius dhe më e ulëta deri 16 shkallë celsius me 50% gjasa për rreshje shiu.
Distanca e përafërt me Moskën: 1054 kilometra
Lokacioni: I vendosur në pjesën juglindore të Rusisë Evropiane në bashkimin e lumenjve Volga dhe Samara në luginën lindore të lumit Volga.
Nëse gjithçka do të kishte shkuar sipas planeve, Samara Arena do të ishte vendosur në një ishull pothuajse të shkretuar në jug të qytetit. Pas shumë kritikave, prej të cilave shumica me vend, stadiumi u zhvendos në veri, brenda kufinjve të qytetit.
Me strukturën e vet prej një stadiumi qarkor klasik, dukja e tij metalike dhe kapaciteti për t’u ndriçuar në mbrëmje e bëjnë dizajnin në atë mënyrë që të reflektojë sektorin e njohur të ajro hapësirës së këtij regjioni. Do të quhet Cosmos Arena pasi të përfundojë Kampionati Botëror. Më pas do të jetë shtëpia e re e ekipit vendas, Krylia Sovetov, që largohet nga stadiumi i deritanishëm, Metallurg Stadium.
Ndeshjet e grupeve: Costa Rica v Serbia (e dielë, 17 qershor, 14:00), Danimarkë v Australi (e enjte, 21 qershor, 14:00), Uruguai v Rusia (e hënë, 25 qershor, 16:00), Senegal v Kolumbi (e enjte, 28 qershor, 16:00).
Ndeshjet e eliminimit direkt: 1/8-ta – fituesi i Grupit E v vendi i dytë i Grupit F (e hënë, 2 korrik, 16:00), çerekfinalja 4 (e shtunë, 7 korrik, 20:00).