Site icon Telegrafi

Sallatë verore për të cilën betohet Jennifer Aniston dhe me ndihmën e së cilës ka trup perfekt të tendosur

Aktorja Jennifer Aniston (50) ka trup perfekt për të cilin ia kanë lakmi femrat e gjithë botës

Krahas aktivitetit të rregullt fizik, Jennifer Aniston disa herë në javë në menynë e vet ka sallatë, falë së cilës e mban perfekt linjën, transmeton Telegrafi.

Fjala është për sallatë freskuese verore me kinoa dhe perime të freskëta.

Përbërësit:

– gjysmë filxhani kinoa;
– 2 filxhanë ujë;
– një tufë majdanoz;
– 2 kastravecë;
– 2 domate;
– 1 avokado;
– vaj ulliri;
– lëng limoni;
– kripë dhe piper sipas dëshirës.

Përgatitja:

Kinoan zieni në ujin e kriposur.

Zihet 20- 30 minuta.

Pasi që të jetë zier, lëreni të ftohet, shtoni katravecët e prerë, domatet, avokadon dhe majdanozin.

Qitni vaj ulliri dhe lëng limoni, ndërkaq kripë dhe piper shtoni sipas dëshirës.

/Telegrafi/

Exit mobile version