Provoni recetën e thjeshtë e cila njëherësh edhe do t’ju ngopë, ndërkaq me hekur të pasur do t’ju mbrojë nga anemia
Përbërësit:
– 4 panxharë të kuq të mëdhenj të zier;
– 60 gramë djathë feta;
– 2 lugë majdanoz të grirë;
– 3 lugë lëng limoni;
– 3 lugë vaj ulliri;
– 2 thelpinj të grirë hudhre;
– gjysmë qepe të grirë;
– kripë;
– piper.
Përgatitja:
Zieni panxharin. Pasi ta zieni dhe ta qëroni priteni në kube, njësoj veproni edhe me djathin feta.
Përzieni panxhari, djathin feta, majdanozin dhe qepën.
Përzieni lëngun e limonit, vajin e ullirit, hudhrën e grirë, kripën dhe piperin dhe qitni në sallatë.
Kënaquni! – transmeton Telegrafi.