Site icon Telegrafi

Sallatë me mish pule dhe perime

Recetë e shijshme, por mbi të gjitha e shëndetshme dhe e ushqyeshme

Përbërësit:

• 400 g mish pule
• 150 g lëvozhga soje,
• 5 fletë lakre,
• një lugë vaj ulliri,
• një tufë presh,
• 3 lugë salcë soje
• një lugë mjaltë.

Përgatitja:

Mishin e pulës priteni në kube dhe fërgojeni në vaj të nxehtë.

Preshin lajeni dhe priteni në rrathë të hollë, ndërkaq lakrën lajeni dhe priteni në pjesë të vogla.

Në një tepsi të madhe për sallatë përzieni lakrën, preshin, lëvozhgat e sojës dhe mishin e pulës.

Të gjitha përzieni mirë, transmeton Telegrafi.

Exit mobile version