Përbërësit:
▪ 500 gr shparguj
▪ 3 karota
▪ 200 gr ton në vaj ulliri
▪ 150 gr misër
▪ kripë + vaj + limon
Përgatitja:
Ziejmë shpargujt, pasi i kemi pastruar për 6-8 minuta. Ziejmë karotat dhe i presim në rondele.
I lëmë të dyja të ftohen dhe i shtrojmë në një pjatancë, duke vendosur në formë rrethore shpargujt.
Në qendër vendosim peshkun ton duke e rrethuar atë në rondelat e karotave.
Rreth pjatës vendosim misrat e zierë. I spërkasim në fund me një salcë të përgatitur me kripë, vaj dhe limon.