Përbërësit:
▪ 12 barbun mesatarë
▪ 1 finok
▪ 1 shegë
▪ 1 tufë aragulla
▪ portokall
Përgatitja:
Qëroni barbunët dhe prisni 12 fileto të plota. Lani finokun dhe priteni hollë nga baza, duke e mbajtur në ujë të ftohtë.
Futeni sallatën e finokut në tas dhe përziejeni me aragulla dhe shegë.
Marinojeni me vaj të cilësisë së pare dhe kripë e piper mjaftueshëm.
Skuqeni barbunin me gjalpë në tigan që nuk ngjit dhe shuajeni me verë të bardhë.
Vendosni mbi një fetë portokalli sallatën e finokut, duke krijuar një formë ylli me tre filetat e barbunit dhe marinojini me uthull balsamike dhe disa kokrra shegë.
Nga: Donato Simone, Fotografia Armand Habazaj