Mbrojtësi Hajdin Salihu ishte vendimtar në fitoren e skuadrës ukrainase, LNZ Cherkasy me rezultat 2-1, ku shënoi dhe asistoi ndaj Zorya Luhansk, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 29-të të elitës ukrainase.
Hajdin Salihu shënoi për 1-1 në minutën e 52-të me asistimin e Muharrem Jasharit, të dy pjesë e LNZ Cherkasy nga janari kur kaluan nga Drita e Gjilanit.
Ndërkohë Salihu ishte vendimtar edhe tek goli i dytë, ai i fitores për 2-1 në minutën e 87-të.
Ky ishte goli i tretë i mbrojtësit Hajdin Salihu në elitën ukrainase të futbollit.
LNZ Cherkasy mban vendin e shtatë me 38 pikë dhe mban mesin e renditjes. /Telegrafi/