Telegrafi

Salihu: Pas pranimit në FIFA do të flasim për të gjitha

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka thënë se pas pranimit edhe në FIFA, do të flasin për gjitha.

Por ai ka thënë se duhet të qëndrojnë të qetë, pasi janë edhe proceset e tjera përpara, shkruan sot Koha Ditore.

“Kah pozitiv procesit të votimit për Kosovën i dha administrata e UEFA-s dhe ajo e FIFA-s. U pa qartë fjalimi përshëndetës i kryetarit të FIFA-s që tha se Kosova ka aplikuar për pranim në UEFA e po ashtu edhe në FIFA”.

“Por kush i dha kah negativ u pa së paku nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të UEFA-s që është edhe kryetar i Federatës së Futbollit të Spanjës, Angel Maria Villar Llona, me Federatën e Futbollit të Zvicrës dhe me atë të Serbisë. Ky trekëndësh si duket ka qenë një strategji e përpunuar. Nuk dua të hyj më tutje, pasi na pret edhe hapi i ardhshëm, por pas pranimit në FIFA do t’i themi të gjitha që kanë ndodhur”, ka thënë Salihu për gazetën.