Hasan Salihamidzic i quajtur ‘luftëtari’, drejtori sportiv i Bayern Munichut, është në qendër të kritikave të tifozëve dhe analistëve sportiv gjerman për shkak të rezultateve të dobëta dhe politikën e personelit.
Në vazhdën e kritikave është përfshirë edhe sjellja e trajnerit kroat, Niko Kovac. Por për momentin strategu ka shpëtuar pas disa fitoreve në pjesën e fundit të sezonit vjeshtor.
Bayern përfundoi pjesën vjeshtore të kampionatit me gjashtë pikë prapa liderit Borussia Dortmund gjersa në xhiron e 18-të të Bundesligës do të mirëpres Hoffenheimin.
Salihamidzic në një intervistë për Sport Bild tha se në një situatë të tillë përvoja është e rëndësishme.
“Ne jemi mësuar që të jemi gjah, por gjahtarë, por lojtarët e duan këtë rol të ri dhe të marrin më shumë rol”, tha boshnjaku.
Viti i Ri gjithashtu është një sfidë e madhe për bavarezët, ku shefat Rummenigge dhe Hoeness duan t’ia bashkojnë menaxhmentit një tjetër gjigant – Oliver Kahn.
Por, ish-mbrojtësi nuk pranon të ndajë funksionin me askënd edhe nëse bëhet fjalë për ish-portierin. “Unë kam një marrëdhënie të sinqertë dhe të mirë me Oliverin, por jam gjithashtu i sinqertë dhe i sigurt për aftësitë, njohuritë dhe shkathtësitë e mia për të bërë punën më të mirë. Unë i thashë menaxhmentit qartë se nuk do ta bëj më këtë punë nëse e sjellni një tutor dhe mentorë”, tha ai.
Ndryshe, Bayerni ka siguruar tashmë shërbimet e mbrojtësit të Stuttgartit, Benjamin Pavard si dhe po kërkon Callum Hudson-Odoin e Chelseat si dhe Lucas Hernandez e Atletico Madridit. /Telegrafi/