Site icon Telegrafi

Salihamidzic ironizon me disa futbollistë të Bayernit: Janë te ne, por nuk kanë lidhje me sezonin e ri

Bayern Munich ka qenë njëra nga skuadrat më aktive këtë verë sa i përket hyrjes së futbollistëve.

Dayot Upamecano, Josip Stanisic, Marcel Sabitzer e Christian Fruchtl kanë qenë lojtarët që janë transferuar te Bayerni.

Por kampioni në fuqi i Gjermanisë nuk ka mundur t’i largojë disa nga lojtarët që llogaritën si ‘tepricë’ në Allianz Arena dhe që nuk bëjnë pjesë në planet e klubit.

Drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamidzic ka befasuar të gjithë me deklaratën e fundit, duke thënë se disa lojtarë nuk e kanë vendin në Bayern.

“Edhe pse janv pjesë e klubit, mund të them që ata kanë shumë pak lidhje me sezonin e ri, për mos të thënë fare”.

“Me gjithë respektin për ta, por ky është futbolli. Vjen një moment dhe rrugët duhet të ndahen”, ka deklaruar Salihamidzic.

Edhe pse boshnjaku nuk përmendi emra, sipas mediave gjermane deklarata e tij ka të bëjë me tre futbollistët francezë, Bouna Sarr, Michael Cuisance dhe Corentin Tolisso.

Që të tre kishin oferta shumë të mira, por në fund i refuzuan ato dhe qëndruan në Munich, edhe pse gjasat për të luajtur i kanë minimale. /Telegrafi/

Exit mobile version