Drejtuesit e Bayern Munich, të udhëhequr nga drejtori sportiv Hasan Salihamidzic, përdorin një program kompjuterik që i ndihmon ata të grumbullojnë ekipin.
Siç raportohet nga Bild, programi studion skuadrën duke përdorur variabla dhe sa herë që largohet njëri prej lojtarëve, programi ofron menjëherë një listë të lojtarëve që do të përshtateshin me profilin, duke llogaritur edhe pagat dhe tarifat e tjera.
Dihet se Bayerni kujdeset shumë për operacionet pozitive financiare dhe prej vitesh është klubi më i mirë financiarisht në dhe kjo mënyrë e punës i ofron mundësi shtesë dhe lehtësuese.
Salihamidžić dkk menggunakan program di komputer yang menayangkan data variabel pemain. Jika suatu saat ada pemain yang pergi, alat tersebut akan menunjukkan daftar pemain dengan kriteria yg sesuai dan menghitung gaji serta biaya transfer mereka. [@SPORTBILD] pic.twitter.com/CO3yegvbgw
— IndoBayern (@IndoBayern) July 26, 2022
Bayern Munich e përforcoi ndjeshëm skuadrën këtë verë pas ardhjes së Ryan Gravenberch dhe Noussair Mazraoui nga Ajax, Sadio Mane nga Liverpool, Mathijs De Ligt nga Juventus dhe super të talentuarit Mathys Tel nga Rennes.
Hasan #Salihamidžić and co are using a computer program that represents the squad using variables – and whenever a player leaves, the tool immediately gives a list of players who would fit into the profile and calculates their wages and fees.(@SPORTBILD)
— Bayern News world (@BayernNewsw) July 26, 2022
Mediat gjermane shkruajnë se Salihamidizic do të shpërblehet për punën e tij të madhe dhe se do t’i vazhdohet kontrata aktuale, e cila skadon në vitin 2023. /Telegrafi/