Site icon Telegrafi

Salernitana i bashkohet Empolit dhe bëhet pjesë e Serie A

(Foto: Twitter/US Salernitana 1919)

Salernitana e ka siguruar promovimin në Serie A, për herë të parë pas 23 vitesh, duke zënë vendin e dytë pas Empolit në Serie B.

Këtë e arriti falë fitores prej 3-0 si mysafir i Pescaras duke arkëtuar 69 pikë dhe tashmë është pjesë e elitës së futbollit italian së bashku me Empolin që ka katër pikë më shumë.

Monza që ka përfunduar në vend të tretë, do ta kërkojë promovimin në Serie A përmes barazhit.

Lecce, Venezia, Cittadella, Brescia dhe Chievo Verona, janë skuadrat tjera që po kërkojnë një vend në elitë përmes ‘play-offit’.

Cosenza Reggiana, Pescara dhe Virtus Entella kanë rënë në Serie C, ndërsa tyre iu është bashkëngjitur edhe Cosenza. /Telegrafi/

Exit mobile version