A e keni ditur se Salepi përmban një polisakarid të quajtur glucommanan i pasur në fibra, i cili njihet edhe si suplementi më i efektshëm në humbjen e peshës.
Pra, salepi mund të na ndihmojë në humbjen e peshës, por duhet pasur kujdes me përmbajtjen e sheqerit.
Salepi është një pije e këndshme dhe e ngrohtë e cila përgatitet nga mielli i luleve të bukura orkide dhe është një pije tradicionale në Turqi, por përdoret edhe në disa vende evropiane.
Besohet se konsumimi i Salepit na ofron edhe shumë të mira shëndetësore: parandalon ftohjen, zbutë simptomat e bronkitit, përmirëson kollitjen, parandalon kapsllëkun, hemorroidet, rregullon ciklin menstrual, përmirëson energjinë ditore, lufton parazitët e zorrëve, e shumë të tjera.
Kombinohet mirë me kanellën duke u bërë një pije e këndshme. /Telegrafi/