Site icon Telegrafi

Salcë piperi

Një shoqëruese e mirë e pjatave tuaja. E ushqyeshme dhe e shijshme. 

Përbërësit:

• 1 lugë gjalpë
• një gjysmë filxhani me salcë të errët të gatshme
• disa degë majdanozi
• pak rozmarinë
• pak dafinë
• 4 lugë uthull
• disa kokrra piperi të zi
• 1-2 lugë gjalpi të freskët
• pak spec të kuq
• kripë, 1 qepë, 1 karotë

Përgatitja:

Kuzhinat zakonisht përdorin për gatim salcën e errët bazë, ndërsa amvisat nëse nuk e praktikojnë mund ta blejnë.

Në një tenxhere të vogël skuqni me gjalpë qepët dhe karotat e prera në formë gjysmërrethi.

Shtoni majdanozin, rozmarinën, pak gjethe dafine dhe skuqini të gjitha bashkë. Më pas shtoni uthullën, salcën e errët, kokrrat e piperit dhe kripën (nëse ka nevojë).

Lërini të ziejnë në zjarr të ngadaltë, kullojini, hidhini pak spec të kuq dhe mbajini në një vend të ngrohtë.

Salca është gati për të shoqëruar gatimin tuaj.

Servojeni në salcierë – transmeton Telegrafi.

Exit mobile version