Telegrafi

Salah nuk luan ndaj Lazios?

Roma ka humbur njërin prej lojtarëve kryesorë për derbin me Lazion.

Në prag të duelit me Lazion, skuadra e Romës ka mbetur pa Mohamed Salah i cili ka pësuar një lëndim në stërvitje.

Në komunikatën zyrtare të klubet konfirmohet se egjiptiani do të mungojë për 21 ditë, pasi që ka lënduar ligamentin e gjurit.

“Pas testeve më të detajuara mund të konstatojmë se Salah ka pësuar një lëndim në gju dhe do të nisë një fazë rehabilitimi e cila do të zgjasë 21 ditë”, thuhet në komunikatën e klubit.

Kësisoj, Salah do të mungojë në disa prej sfidave më të rëndësishme të stinorit, pasi që pas Lazios, ekipi ‘Giallorossë’, do të ndeshet me Milanin, Juventusin dhe Chievon.