Anësori sulmues nga Mali, Bakary Sako ka bërë paraqitjen e parë këtë sezon në fundjavë me skuadrën e Crystal Palace, por ajo që ra në sy tek ai ishin atletet e tij të veçanta me vizatime nga filmat e animuar.
Sako ka luajtur në këtë fundjavë të Ligës Premier me këpucë të veçanta me vizatime, të cilat kanë rënë në sytë e të gjithëve për nga veçantia e tyre.
Dizajni mbi atletet ‘Nike Mercurial Superfly V’ të Sakos janë krijuar nga Pierre Navarro, a.k.a Orravan Designs, si pjesë e koleksionit të tij MANGA.
Krijimet e Navarros për Sakon u debutuan të shtunën, kur Palace u mposht ngushtësisht 1-0 nga Southamptoni.
Reprezentuesi i Malit ishte më i lumtur të martën mbrëma, kur shënoi golin e vetëm kundër Huddersfield – me çizme të ndryshme, për të dërguar skuadrën e tij në raundin tjetër të Kupës Carabao.
Navarro ka krijuar çizme për lojtarë tjerë të mëdhenj si Lukas Podolski dhe Pierre-Emerick Aubameyang në të kaluarën dhe me ndonjë fat ne do të shohim më shumë nga krijimet e tij në fusha së shpejti.
Këpucët ‘Dragon Ball Z’ janë një nga katër palët që do të vishen nga Sako gjatë Ligës Premier këtë sezon. /Telegrafi/
Bakary Sako's boot range is absolutely incredible… 😍
The designs get even better, too. 😳 pic.twitter.com/zUZRZ7mE4t
— Play Squawka Selector for Free (@Squawka_Live) September 22, 2017