Shorti për 1/16 e finales në Ligën e Evropës ka rezervuar shumë përballje interesante.
Njëra nga ato është ajo ndaj Manchester Unitedit dhe Saint Etienne.
Klubi francez me të mësuar se do të luajnë kundër Djajve të Kuq kanë reaguar me shumë frikë në një postim në Twitter ku kanë shkruar: ‘O zoti im”.
Dhe nuk ka vonuar edhe përgjigjja e Man Utd të cilët ia kanë kthyer francezëve: “Shihemi së shpejti”.
Ndeshja e parë do të luhet në Old Trafford. /Telegrafi/