Telegrafi

Sagnas i refuzohet apeli, mbetet gjoba prej 40 mijë funte për postimin në Instagram (Foto)

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Bacary Sagna ka pasur një gjyq me Federatën Angleze (FA) kundër për një postimi në rrjetin social ‘Instagram’, por apeli i tij është refuzuar dhe ka mbetur gjoba me 40.000 funte.

33-vjeçari kishte shkruar në Instgram: “10 kundër 12”, pas fitores së ekipit të tij 2-1 në Ligën Premier ndaj Burnley më 2 janar, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Sagna gjobitet me 40 mijë funte për shkak të një postimi në Instagram

Kjo deklarata erdhi pasi ekipi i tij mbeti me 10 futbollistë në pjesën e parë, kur Lee Mason dërgoi jashtë me të kuq mesfushorin Fernandinho.

FA e gjobiti mbrojtësin francez me arsyen se ai ngriti dyshime mbi integritetin e zyrtarit të ndeshjes.

Sagna më vonë ndryshuar formulimin e postimin, duke shkruar: “ende duke luftuar dhe fituar si ekip”, por FA e kishte paralajmëruar në lidhje me sjelljen e tij në të ardhmen. /Telegrafi/