Forma e mirë e Armando Sadikut te Lugano nuk ka të ndalur.
Sulmuesi shqiptar shënoi gol edhe në fitoren e Luganso ndaj Sionit me rezultat 4-2.
Sadiku shënoi golin e katër në minutën e 49-të dhe e gjitha kjo pas një volleje të bukur në zonë.
Pas kësaj fitore Lugano renditet në vendin e pestë me 34 pikë, kurse Sioni dy pozita më lart me 42 pikë.
Vlen te theksohet se Armando asistoi te goli i dytë i skuadrës së tij.
Me këtë rast ylli shqiptar ka gjashtë gola dhe një asistim në Superligën e Zvicrës. /Telegrafi/