Telegrafi

Sadiku në bisedime me Sampdorian

Evropiani ka qenë një bekim për Armando Sadikun që pritet të transferohet në Itali.

Prej ditësh është përfolur shumë transerfimi i sulmuesit tek Sampdoria, por vetëm sot njëra nga palët pranoi për herë të parë kontaktin.

Dino Lamberti, menaxheri i Sadikut (i ka besuar të ardhmen “Fairplay agency”), edhe pse nuk ka folur për emra konkret klubesh ka pranuar se “ka nisur procedurat me një skuadër të Serie A”.

Lamberti ka lënë të kuptohet se Sadiku nuk do të qëndrojë për shumë kohë në Zvicër.