Telegrafi

Sadiku debutoi me gol në Ligën e Kampionëve, por skuadra e tij pësoi humbje (Video)

Legia e Varshavës ka pësuar humbje prej 3-1 në Kazakistan kundër skuadrës Astana, e cila luante si nikoqire.

Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku, nuk ishte në formacionin bazë të ekipit të tij dhe u desh ta ndiqte pjesën më të madhe të lojës nga banka rezerve.

Lexo po ashtu Sadiku me rekord te Legia për golin debutues

Ai hyri në fushë në minutën e 70-të dhe i mjaftuan vetëm nëntë minuta lojë që ta shënonte golin e vetëm për ekipin e tij.

Goli i Sadikut mund të konsiderohet si goli i shpresës për Legian, pasi me fitore prej 2-0 mund të kualifikohet tutje. /Telegrafi/