Telegrafi

Sadiku asiston në fitoren Legias ndaj Arka Gdynias (Video)

Dy golat e shënuar në Kupën e Polonisë nuk e kanë ndihmuar Armando Sadikun që ta nisë si titullar ndeshjen e sotme mes Legias dhe Arka Gdynias.

Sulmuesi nga Elbasani u hodh në fushë vetëm në minutën e 66-të, kur ndeshja ishte 1-0 dhe 20 minuta më pas dha asistin për golin e dytë të skuadrës së tij.

Legia fitoi takimin me rezultatin 2-0 dhe mori vendin e dytë të renditjes, me 25 pikë, vetëm një më pak se kryesuesit e Gornik Z.

Nga ana tjetër, Sadiku luajti si titullar në fillim të sezonit, duke gjetur shpeshherë edhe rrjetën, por me ndryshimin trajnerit, elbasanasi nuk e ka pasur të sigurt vendin në 11-she.

Për Sadikun interesim ka shfaqur skuadra e Chievos nga Serie A. /SS/