Trajnerit të njohur italian, Arrigo Sacchit, nuk i pëlqen skuadra e Italisë që do të përballet me Suedinë për një vend në Kupën e Botës, shkaku i rreshtimin me tre mbrojtës në formacion.
Ndeshja e parë e “Play-Off”-it është në Stokholm nesër (e premte) me fillim nga ora 20:45, me ndeshjen e kthimin që do të zhvillohet në Milano të hënën.
Por, formacioni që pritet ta hedh në fushë trajneri i kombëtares Azurre, Gampiero Ventura, nuk i pëlqen aspak Sacchit.
“Ajo që Ventura po përdor nuk është një formacion 3-5-2, por një 5-3-2”, ka thënë fillimisht ish-trajneri i Milanit dhe Italisë, Sacchi për RadioUno.
“Askush në Serie A nuk i përdor mbrojtje me tre dhe kjo përfshin Milanin, sepse ata kanë tre qendër mbrojtës dhe dy të tjerë janë anësor”.
Simone Zaza ka të ngjarë të jetë larguar nga grumbullimi nga një dëmtim në gju gjatë trajnimit të sotëm, kështu që Eder ose Andrea Belotti pritet të jenë partnerë të Ciro Immobiles në sulm.
Nëse do të ishte Sacchi në krye të kombëtare, ai do të kishte një sistem 4-4-2 ose 4-3-3 për Azzurët.
“Unë do të përdorja Antonio Candreva, Immobilen dhe Lorenzo Insigne në sulm, veçanërisht pasi dy të fundit kanë luajtur së bashku për Pescara”.
“Insigne duhet të fillojë, pasi ai është lojtari më i talentuar në skuadër dhe ai në formën më të mirë”, përfundoi trajneri i njohur italian.
Formacioni i mundshëm i Italisë ndaj Suedisë: Buffon; Barzagli, Bonucci, Chiellini; Candreva, Parolo, De Rossi, Verratti, Darmian; Imobile, Eder