Telegrafi

Sacchi: Bayerni duhet ta largojë Ancelottin

Arrigo Sacchi ka thënë se Bayern Munichut, ndoshta do t’i duhet që të ndryshojë trajner, duke e larguar Carlo Ancelottit.  

Ancelottti ka qenë i lidhur me një largim nga klubi në muajin e fundit, pasi sipas raportimeve të fundit situata në është e mirë në zhveshtoren e klubit.

“I shikoj ndeshjet e Bayernit, dhe kam një përshtypje që entuziazmi në skuadër ka rënë”.

“Kur plakësh humb paksa pasioni dhe dëshira. Këtë e ka jeta. Ai vazhdon të jetë trajner i madh dhe duhet t’ia njohim meritat”.

“Cili trajner tjetër i ka fituar tri Liga të Kampionëve? Ai ka qenë i suksesshëm, por më duket që Bayerni ka nevojë për ndryshime”

“Mund ta akuzosh gjithmonë trajnerin nësë gjërat nuk ecin mirë”, ka thënë Sacchi.

Sacchi ka qenë trajner te Milani, Juventusi, Parma dhe Atletico Madridi. /Telegrafi/