Site icon Telegrafi

Sabiha Shala në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit vizitoi fshatrat e Rugovës 

Kandidatja për kryetare të Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës, Sabiha Shala në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit ka vazhduar fushatën derë në derë në fshatrat e Rugovës ku ka takuar banorë të këtyre fshatrave, duke ua prezantuar platformën qeverisëse “Peja qytet turistik”

Shala prezantoi pikat kryesore nga programi i saj për turizmin, duke i dhënë fokus kryesor shpalljes së fshatrave të Rugovës monument natyror, krijimit të fshatrave turistik, investimit në infastrukturën turistike lokale, mbështetjen dhe ngritjen e kapaciteteve të akomodimit për turist të huaj dhe vendor, krijimin e një qendre që ka të bëjë me promovimin e produkteve vendore për turistët, shtimin e shtigjeve të ecjes në zonat malore, lirimin e të gjitha kompanive hoteliere nga taksat komunale që promovojnë ushqimin tradicional, mbështetjen e krijimit të brendeve të produkteve që kultivohen nëpër fshatrat e Rugovës.

Shala u premtoi banorëve se do të bëjë gjithçka që zhvillimi i turizmit në qytetin e Pejës të ndodh me hapa më dinamik dhe më konkret sepse turizmi konsiderohet njëra nga shtyllat kryesore që e përmirëson mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Pejës.

Exit mobile version