Kandidatja e PDK-së për kryetare të Pejës, Sabiha Shala, ka bërë një prezantim për zhvillimin e urban të qytetit të Pejës. Më poshtë mund ta lexoni të plotë komunikatën nga ekipi i saj.
PROJEKTI ZHVILLIMOR URBANISITIK
Qyteti jonë është i ngulfatur nga trafiku. Pa parkingje të mjaftueshme. Edhe ato qe janë nuk i plotësojnë kërkesat dhe s’janë funksionale.
Ne premtojmë që do ta bëjmë një studim të plotë të gjendjes së tanishme të rrugëve të qytetit dhe do të vendosim semaforet digjital për të tejkaluar fytet e ngushta të qarkullimit. Një tjetër projekt për zgjidhjen e këtij problemi do të jenë parkingjet nëntokësore që do të ndërtohen përmes Partneritetit Publiko-Privat, njëri tek stacioni i trenit dhe tjetri në sheshin ‘Haxhi Zeka”, si dhe përmes dy shesheve të reja,
PROJEKTI IDEOR – STACIONI IAUTOBUSËVE DHE PLANI I ZHVILLIMIT TË AFARIZMIT
Është projekt i cili do të ndërtohet përmes Partneritetit Publiko-Privat, i cili përmban stacionin modern e ri të autobusëve, parkingun nëntokësor, rrugën mbi hekurudhë, pjesën e afarizmit si dhe pjesën e hapësirave që komuna do t’i jep për inkubatoret e bizneseve dhe shoqatat e ndryshme.
PROJEKTI IDEOR – SHESHI “HAXHI ZEKA” DHE PARKINGU NËNTOKËSOR
Është projekti cili do të ndërtohet, sheshi nga buxheti, ndërsa parkingu përmes Partneritetit Publiko-Privat. Më këtë projekt do ti kthejmë qytetarit pronën publike në shërbim, si dhe do ta zbrazim qytetin nga makinat në rrugë përmes parkingut nëntokësor.
PROJEKTI IDEOR – LUMBARDHI DHE HAPSIRAT FRESKUESE
Është projekt i cili do të ndërtohet nga buxheti i shtetit dhe komuna. Unë ju garantoj që do ta pëfundoj projektin e impiantit i financuar nga qeveria dhe donatoret e huaj – ku Lumbardhi më nuk do të kundërmoj dhe kanalizimi nuk do të dërdhet në të. Ndërsa, do të krijoj hapësira gjelbëruese dhe rekreative anës lumit si dhe përmes digave të vogla do të krijohen hapësira freskuese.
PROJEKTI IDEOR – ZGJERIMI I UNAZËS
Është projekt i cili do të analizohet si në aspektin e shpronësimit të pronave sepse në kohën e ndërtimit nga KFORI nuk është bërë shpronësimi. Më zgjerimin e kësaj unazeje ne do ta lirojmë qytetin nga makinat si dhe do ta bëjmë më të lehtë qarkullimin rrugor” (sic.). /Telegrafi/