Telegrafi

Sabatini godet Mourinhon: Mos u anko më, me ardhjen e Lukakut ke skuadër për vendet e para

Roma ka bërë një goditje të madhe duke siguruar shërbimet e Romelu Lukakut nga Chelsea.

Përveç sulmuesit belg, Giallorosët kanë përforcuar edhe mesfushën me emra si Houssem Aouar, Leandro Paredes e Renato Sanches, derisa janë afruar edhe Evan N’Dicka, Rasmus Kristensen dhe Sardar Azmoun.

Ish-drejtori i Romës dhe shumë skuadrave italiane, Walter Sabatini ka thënë se ka kaluar koha kur Mourinho është ankuar për fond të futbollistëve dhe tani duhet të luftojë për pozitat e para në tabelë.

Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja mes Romës dhe Chelseat për Lukakun

“Goditje e madhe, nuk ka dyshim. Lukaku është një lojtar që kur është mirë, mund të bëjë i vetëm sulmin. Në letër, me Dybalan mund të formojë një dyshe të jashtëzakonshme, sepse integrohen mirë për sa i përket cilësisë”.

Jose Mourinho ditë më parë tha se Roma e tij është ekip për një nga pozitat prej pesë deri në tetë, derisa Sabatini tani ka thënë se Special One nuk duhet më të ankohet pasi ka skuadër për pozitat e para në tabelë.

Lexo po ashtu Pellegrini flet për Lukakun: Nuk e di se çfarë do të sjellë ai 

“Nuk do të flisja kurrë për lojtarët e mi në këtë mënyrë, por ai është i tillë, ne e njohim. Megjithatë, me ardhjen e Lukakut, ai nuk do të mund të fshihet më: Roma duhet të të jetë në gjendje të luftojë për vendet e para”, deklaroi ish-drejtori i shumë skuadrave italiane.

68-vjeçari është bashkuar me Romën në rolin e drejtorit sportiv në vitin 2011 derisa qëndroi aty për pesë vite deri më 2016. /Telegrafi/