Skuadra gjermane e kategorisë së tretë Saarbrucken bëri një tjetër surprizë të madhe në 1/16 e Kupës së Gjermanisë, pasi eliminoi me rezultat 2-0 Eintracht Frankfurtin, ndërsa më parë kishte eliminuar Bayern Munichun.
Eintracht ishte krejtësisht i pafuqishëm ndaj ekipit vendas të ligës së ulët dhe në asnjë moment nuk dukej se mund të shënonte gol.
Përveç posedimit të topit, në të gjitha kategoritë e tjera dy klubet ishin të barabarta, dhe duke parë vetëm cilësinë e mundësive të krijuara nga skuadrat, Saarbrucken ishte dukshëm më i rrezikshëm se mysafirët.
Kai Brunker shënoi për epërsinë e Saarbrucken në minutën e 64-të, ndërsa Luca Kerber dyfishoi epërsinë në minutën e 78-të, duke shkaktuar çmenduri në tribunat e stadiumit të mbushur plot.
Kjo ishte humbja e katërt radhazi për Eintracht Frankfurt në të gjitha garat.
After knocking out Bayern, third tier German side Saarbrücken have now beaten Frankfurt to reach the quarter-finals of the DFB-Pokal 🤯 pic.twitter.com/iOUHZmmbgy
— SPORTbible (@sportbible) December 6, 2023
Nga ana tjetër, Saarbrucken ndodhet vetëm në vendin e 11-të në tabelën e divizionit të tretë gjerman. /Telegrafi/