Për këtë shkak, koha.net ka nxjerrë statistikat në bazë të të cilave rendit lojtarët shqiptarë sipas vlerës së tyre aktuale në treg.
Çmimet janë të bazuara në faqen transfermarkt, e cila shquhet për kalkulime të përafërta dhe është pikë referimi edhe për mediat e huaja.
Më i shtrenjti në listë është Xherdan Shaqiri. Reprezentuesi i Zvicrës vlerësohet plot 20 milionë euro. Pikërisht Shaqiri është ai që përflitet më së shumti në këtë afat kalimtar.
Pas Shaqirit vijnë Januzaj e Granit Xhaka me nga 10 milionë. I katërti në listë është Shkodran Mustafi me 8 milionë, i pasuar nga Xhemaili e Mehmedi me nga 7 milionë.
Gjithnjë sipas transfermarkt, Behrami ka vlerën 6 milionë euro kurse Kasami 5 milionë.
Dy lojtarët e Lazios, kapiteni i kombëtares – Lorik Cana dhe portieri Etrit Berisha vlerësohen me nga 3 milionë, kurse Taulant Xhaka me 2.25 milionë.
Të fundit në listë janë Lenjani, i cili vlerësohet 1.5 milionë euro dhe Balaj i cili vlerësohet 600 mijë.
Renditja sipas vlerës:
Xherdan Shaqiri 20 milionë euro
Adnan Januzaj 10 milionë euro
Granit Xhaka 10 milionë euro
Shkodran Mustafi 8 milionë euro
Blerim Xhemaili 7 milionë euro
Admir Mehmedi 7 milionë euro
Valon Behrami 6 milionë euro
Pajtim Kasami 5 milionë euro
Lorik Cana 3 milionë euro
Etrit Berisha 3 milionë euro
Taulant Xhaka 2.25 euro
Mergim Mavraj 1.7 milionë euro
Ermir Lenjani 1.5 milionë euro
Bekim Balaj 600 mijë euro