Telegrafi

Sa uebfaqe janë në internet?

Për të qenë edhe më të saktë, duhet të thuhet se sipas hulumtimit të faqes Netcraft në internet ka rezultuar se janë 644.275.754 uebfaqe të internetit.

Gjysmë milliard faqe të internetit janë me të vërtetë shumë, mirëpo kur është fjala për internetin kjo shifër mund edhe të mos duket aq e madhe duke marrë parasysh numrin e madh të përdoruesve të shërbimit nga mbarë globi.

Megjithatë, rritja e numrit të faqeve të internetit po vazhdon për t’i thyer të gjithë kufijtë e pritshëm nga ne.

Këtë pohim e forcon edhe më shumë fakti se një muaj më parë në internet ishin rreth 31.4 milionë faqe të internetit më pak.

Nëse e shohim këtë raport nga këndi i tregut tonë mbarëshqiptar, sa faqe shqiptare mendoni se janë në internet për momentin?