Prindërit të cilët dëshirojnë që midis fëmijëve të ketë sa më pak dallime ndoshta do të duhej të hiqnin dorë nga idetë e këtilla, arsyeja është kjo…
Tashmë një kohë të gjatë po spekulohet për të ashtuquajturën pauzë, përkatësin distancë moshe midis fëmijëve – sa do të duhej të prisnin nënat para se sërish të ngelnin shtatzënë, transmeton Telegrafi.
Shumica e prindërve dëshirojnë që fëmijët t’u jenë me moshë të përafërt, në mënyrë që të rriteshin bashkë dhe vetvetiu të ndërtonin marrëdhënie më të afërt.
Gjithashtu, një numër i madh i nënave dhe i baballarëve konsiderojnë që dallimi i vogël është rrethanë lehtësuese në kujdesin dhe edukimin e fëmijëve.
Megjithatë, sipas një studimi të ri, të cilin e ka bërë Qendra Amerikane për Preventivën dhe Kontrollin e Sëmundjeve, dallimi i moshës midis fëmijëve nuk do të duhej të ishte i vogël.
Ekspertët mjekësorë këshillojnë që të pritet së paku 18 muaj para shtatzënisë tjetër, që do të thotë që dallimi më i vogël midis fëmijëve do të duhej të ishte diç më shumë se dy vjet.
Përse këshillojnë mjekët një pauzë të këtillë? Për shkak që është e domosdoshme që, pas lindjes, trupi i femrës të këndellet plotësisht.
Shkencëtarët gjithashtu kanë arritur deri te përfundimet që për femrat të cilat kanë ngelur shtatzëna në vitin e parë pas lindjes ekziston probabiliteti që do të lindin fëmijën para kohe.
Gjithashtu, rreziku nga deformitetet dhe problemet e mëvonshme në sjellje rritet ashtu siç zvogëlohet dallimi i moshës së fëmijëve midis lindjeve. /Telegrafi/