Site icon Telegrafi

Sa shpesh duhet të lani perdet?

Disa njerëz rrallë i lajnë perdet e tyre dhe ekspertët e pastrimit paralajmërojnë për problemet e mundshme dhe shpjegojnë se sa shpesh duhet të lahen.

Perdet mund të plotësojnë pamjen e një dhome, të ofrojnë privatësi dhe izolim, si dhe të filtrojnë ose bllokojnë dritën. Megjithatë, nëse ato janë të pista, perdet mund të bllokojnë pluhurin dhe aromat, duke krijuar një mjedis jo të shëndetshëm që mund të duket i çrregullt dhe të japë përshtypjen se shtëpia juaj është lënë pas dore.

Frekuenca e larjes së perdeve mund të varet nga disa faktorë, dhe ekspertja e pastrimit Marla Mock thotë se kjo përfshin vendin ku jetoni dhe nga papastërtitë që është e ekspozuar shtëpia juaj.

“Të sëmurët nga alergjitë duhet të pastrojnë ose lajnë perdet çdo muaj ose dy herë në muaj për të mbajtur nivelet e pluhurit të ulët”, tha ajo.

Nëse keni kafshë shtëpiake, Mock rekomandon të lani perdet tuaja çdo tre deri në katër muaj për të parandaluar akumulimin e qimeve.

Nëse nuk keni kafshë shtëpiake ose shtëpia juaj nuk është plot pluhur, eksperti i pastrimit Alessandro Gazzo rekomandon pastrimin me avull një ose dy herë në muaj.

Ai gjithashtu sugjeron pastrimin e perdeve me fshesë elektrike një ose dy herë në muaj. Nëse planifikoni t’i lani ato në makinën larëse, Gazzo rekomandon ta bëni këtë 1 herë në tetë javë ose 1 herë në 12 javë.

Exit mobile version