Site icon Telegrafi

Sa shpesh duhet pastruar furça e flokëve

Kemi dëgjuar se duhet pastruar furçat e makijazhit për ta mbajtur lëkurën të shëndetshme, por a aplikohet e njëjta gjë edhe për furçat e flokëve?

Sipas ekspertëve, në mënyrë që t’i mbajmë flokët në gjendje të mirë duhet t’iu dhurojmë pak dashuri e kujdes edhe furçave të flokëve, transmeton Telegrafi.

Sa shpesh duhet ta pastroni furçën e flokëve?

Sipas kirurges dermatologjike, Sejaj Shah, furçat e flokëve duhet pastruar rregullisht.

“Njësoj sikurse të gjitha mjetet tjera të bukurisë, edhe furçat e flokëve fëlliqen me përdorim të përditshëm, e posaçërisht kur përdorni produkte stilimi në flokët tuaj”, thotë ajo.

Por në furçën e flokëve nuk mblidhen vetëm të mbeturat e produkteve që i përdorni në flokë – pluhuri, qelizat e vdekura të gjakut dhe vaji mbesin aty gjithashtu.

Këto gjëra mund të shërbejnë si shtëpi për baktere dhe e rrisin rrezikun e infeksioneve të ndryshme.

/Telegrafi/

Exit mobile version