Telegrafi

Sa shokuese, aq edhe frymëzuese se sa peshë ka humbur Hulk brenda vetëm një ndeshje futbolli

Ish-ylli i Brazilit, Hulk, ka pësuar një transformim dramatik të trupit pasi ka pësuar rënie drastike në peshë.

Lojtari 36-vjeçar vendosi të sfidojë vetën në një ndryshim drastik të peshës së trupit dhe pak kush mund ta besojë me kilogramët që ka humbur për pak kohë.

Atletico Mineiro publikoi një video në Twitter ku tregon transformimin e jashtëzakonshëm të trupit të lojtarit të tyre.

Dhe gjatë klipit u zbulua se sulmuesi i ra shumë në peshë brenda një periudhe të shkurtër kohore.

“Hulk para ndeshjes: 97.6 kg. Hulk pas ndeshjes: 91.9 kg. A vrapoi shumë gjatë lojës? Njeriu është një makineri në fushë!”, thuhet në postimin e tyre.

Kjo i bije që ai ka humbur rreth 5.7 kilogramë brenda 90 minutash sa ka luajtur dhe është vërtetë shokuese për një njeri normal që të ndodhë një humbje peshe e tillë. /Telegrafi/