Heung-Min Son nuk u pajtuar me humbjen 3-1 që Tottenhami e pësoi në javën e 31-të në Ligën Premier ndaj Manchester United.
Koreano-jugori shënoi golin e parë të takimit, mirëpo ajo ishte e pavlefshme, shkaku që Djajtë e Kuq shënuan tre herë me anë të, Fred, Edinson Cavanit dhe Mason Greenwood.
Pas ndeshjes, Son ka thënë se është tejet i zhgënjyer me humbjen që pësuan, derisa nuk arriti t’i mbante lotët.
“Jam vërtet i zhgënjyer. Unë me të vërtetë nuk di çfarë të them”, filloi Son. “Më vjen shumë keq për këtë dhe ndihem keq”.
“Gjithmonë ka pasur pasion nga jashtë, nga ky stadium – dhe ata që na mbështesin unë e di se janë vërtet, shumë të zhgënjyer. Unë mendoj se ata janë edhe më të zhgënjyer se ne, kështu që ndjejë vërtet keqardhje për këtë”.
Sonny has his say on today's game.#THFC ⚪️ #COYS pic.twitter.com/koVOKGQZ8P
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) April 11, 2021
I pyetur për golin e parë të takimit, Son psherëtiu thellë dhe u përpoq të përgjigjej: “Unë vërtet nuk jam shqetësuar për golin”.
“Me të vërtetë dëshiroja të fitoja sepse ne ishim duke udhëhequr. Me të vërtetë nuk di çfarë të them”, ka shtuar më tej anëtari i Spurs. /Telegrafi/