Të mësosh se dikush ndan shenjën tënde të horoskopit mund të duket si fat, dhe nëse sapo jeni takuar, papritmas keni krijuar një lidhje mes jush në nivel qiellor. Pyetja është: A është një partner ideal me shenjën tënde të horoskopit?
Të gjithë entuziastët e astologjisë kanë opinionet dhe teoritë e tyre dhe binjakët e apasionuara pas horoskopit, të njohur si “Astrotwins”, ndajnë mendimin e tyre.
Sipas tyre, përputhja me një çift varet nga diferenca midis shenjës së suaj dhe shenjës së partnerit. Gjithashtu, për secilën “distancë” ka disa të mira apo përfitime, shkruan Rafinery 29.
Sipas binjakëve, marrëdhëniet me të njëjtën shenjë janë plotësisht të zbatueshme, por ka edhe disa pengesa. Kur e gjen veten aq shumë te partneri, është shumë e lehtë ta mendosh atë si gjithë botën tënde.
Me fjalë të tjera, sigurohuni ta lini njëri-tjetrin të marrë frymë dhe secili të ketë pak kohë për hapësirën e tij.
Përplasja numër dy: Mund t’i vini re më shpesh veset apo tipare negative të caktuara të partnerit sepse gjasat janë që ato tipare t’i keni njësoj. Për shembull, një Dash mund të shohë një pasqyrim të vetes kur partneri tjetër Dash të bëhet gjithë nerva pse humbi lojën, ose një Bricjap mund të kuptojë se partneri është po aq perfeksionist sa ai.
Megjithatë, nuk është dhe aq keq nëse i vini re këto detaje. Kështu, ju do e njihni më shpejt dhe do e pranoni më mirë njëri-tjetrin, citon Anabel.
Së fundmi, për të njohur më shumë rreth asaj që shkruhet në yje për ju të dy, mund të thelloheni pak më tepër dhe të shihni shenjat e Hënës, Venerës dhe/ose Marsit. Disa astrologë besojnë se këta janë tregues më të qartë sesa shenjat e diellit, përsa i përket përputhshmërisë.
Sido që të jetë, mos e lini astrologjinë të bëhet një faktor vendimtar në njohjet tuaja. Astrologjia është interesante, argëtuese dhe informuese, por s’ka pse të jetë burim stresi. /Telegrafi/