Telegrafi

Sa paguhet Igli Tare si drejtor sportiv i Lazios?

“Në 2009, sapo përfundoi trajnimet në Konverciano, Igli Tare zuri vendin e Sabatinit në postin e drejtorit Sportiv të Lazios.

Shumë e kanë nënvlerësuar, por Igli Tare duket se po i merr përfitimet e punës së tij me skuadrën e kryeqytetit italian”, shkruan “Corriere Dello Sport”.

Mirëpo, një tjetër media pranë skuadrës laciale, “Lazionews”, bën me dije edhe pagën e tij. “Një pagë prej 350 mijë eurosh në sezon, por që gjithsesi nuk është asgjë krahasuar me goditjet e mëdha që ka bërë në transfero, transmeton panorama.

Mjaft të përmenden Klose, Lulic, Kandreva, Marketi kur u afrua në fillim dhe në fund, si qershia mbi tortë, Felipe Anderson. Megjithatë, në lajmet e bëra publike nga mediat axurre rreth pagave të drejtuesve dhe sportistëve të Serisë A, është mësuar edhe paga e krerëve të ekipeve italiane.

Galiani fiton 1.04 milionë euro në vit, plus bonuse në varësi të blerjeve në merkato dhe arritjeve të klubit, ndërkohë që skuadra kuqezi shpenzon rreth 2.5 milionë euro për drejtuesit.

“Guerin Sportivo” e ka zgjeruar kërkimin e saj dhe ka bërë me dije se më i paguari është Bepe Marota (25 mijë euro si administrator, 1.2 milionë euro nga AD dhe 502 mijë euro nga Area Sport. Plus bonuset rreth 638 mijë euro për Kampionatin dhe Championsin), ndërkohë që vetë pronari Andrea Anjeli ka një pagë prej 648 mijë eurosh.