Site icon Telegrafi

Sa na kushton ndarja

Pas ndërprerjes së lidhjes, femrat shpenzojnë mesatarisht 550 euro në mënyrë që ta ngushëllojnë veten duke ndryshuar dukjen dhe e kanë më të lehtë që të hapin një faqe të re në jetën e tyre.

Një hulumtim britanik ka treguar se pjesëtaret e gjinisë së bukur, zemrën e thyer e shërojnë me model të ri të flokëve apo ngjyrosjen e tyre, si dhe përmes një shopingu, i cili do t’ua mbushë dollapin me gjësende të reja- krejt kjo për të ngritur nivelin e vetëbesimit dhe për të kthyer disponimin.

Në majën e listës së shopingut janë këpucët e reja, makijazhi dhe manikyri krahas së cilëve zemra e thyer shërohet më shpejtë. /Telegrafi/

Exit mobile version