Telegrafi

Sa here Muller shënon Gjermania nuk di për humbje

Përfaqësuesja e Gjermanisë ka fituar ndaj Republikës së Çekisë me rezultat 3-0 në takimin kualifikues për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’.

Ky takim i buzëqeshi më së shumti Thomas Mullerit, i cili shënoi dy gola.

Me këtë rast Muller u fut në top dhjetë golashënuesit e Gjermanisë duke shënuar 36 gola në 80-të paraqitje.

Por, një tjetër fakt interesant është se sa herë që ai shënon Gjermania nuk di për humbje. /Telegrafi/