Spanja e ka nisur me fitore Euro 2016, duke e mundur 1:0 Republikën e Çekisë.
Edhe në këtë ndeshje, kampionët e Evropës nuk pranuan gol.
Në fakt, për të parë se kur Spanja ka pranuar gol në Kampionate Evropiane, duhet të rikthehemi në vitin 2012, kur kampionët barazuan 1:1 me Italinë në ndeshjen hapëse, dhe prej asaj ndeshje kanë kaluar 600 minuta pa pranuar gol.
Që nga ajo ndeshje, Spanja ka marshuar me fitore për t’u shpallur kampione në Euro 2012, kur në finale mundi Italinë 4:0.