Mes 15 e 33 për qind e amerikanëve në moshën 18 vjeçare konsiderohen shumë të lumtur, me faktin se femrat janë më të lumtura sesa meshkujt, e të bardhët janë më të lumtur sesa ata me ngjyrë, thuhet në rezultatet e studimit i cila është kryer nga viti 1972 deri në vitin 2004.
Njerëzit, sa më të moshuar që janë, janë po aq më të lumtur, kështu që shumica e amerikanëve të anketuar në moshën rreth 80-vjeçare pohojnë se janë shumë të lumtur.
“Lumturia vjen me vitet”, ka shkruar Yang Yang, sociolog nga Universiteti i Çikagos, në raportin për studimin e publikuar në revistën American Sociological Review.
Yang ka thënë se studimi ka vërtetuar hipotezën se forcimi i vetëbesimit dhe tipareve tjera të cilat kontribuojnë në kënaqësi vjen me kalimin e viteve.
Në studim gjithashtu është vërtetuar se dallimet mes gjinive dhe racave kur bëhet fjalë për ndjenjën subjektive zvogëlohen me moshë.