Arsyeja qëndron në faktin se konsumimi i tepërt i sheqerit çon në një numër çrregullimesh shëndetësore, si obezitet dhe presion të rritur të gjakut, ndërsa ai llogaritet edhe si faktor për një sërë sëmundjesh të zemrës.
Këshilla për uljen e sheqerit nuk vlen për uljen edhe të sasisë së pemëve dhe perimeve të cilat përmbajnë sheqer, por të sheqerit shtesë, që gjendet në pijet e gazuara dhe ëmbëlsirat, si edhe sheqerit që njerëzit e konsumojnë me anë të kafesë e çajit ose drithërave gjatë ushqimit.